Aktualitet

VD-Lefter Koka në burg, avokati Braka: S’është normale, proces politik!

16 Dhjetor 2021, 12:23 Nga DOSJA
VD-Lefter Koka në burg, avokati Braka: S’është normale,

TIRANË– Avokati i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Fatmir Braka e ka konsideruar politik kallëzimin e nisjen e procesit ndaj të të akuzuarit. Përpara mediave, pasi Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), Braka tha se Koka nuk ka asnjë përgjegjësi si ish-ministër për veprat penale për të cilat akuzohet. Sipas Brakës, e gjithë seanca është zhvilluar bazuar në akuzën e shpërdorimit të detyrës si ministër. Ai shtoi se nuk është aspak normale që Koka të jetë vënë në pranga në momentin që nuk është marrë asnjëherë në pyetje për të njëjtën dosje. 


“Vendimi i caktimit të masës më datë 12 u njoftua. Ai thotë se gjithë ky proces ndaj impiantit të Elbasanit, nuk ka përgjegjësi asnjë. Ai nuk aludon që ka përgjegjësi asnjë tjetër. E vërteta është se ai nuk ka asnjë përgjegjësi. Njoftimi zyrtar nuk është për 3.7 milionë euro dhe në sallë nuk u tha kjo gjë, dhe për akuzën e shpërdorimit të detyrës duhet të provohet që ta themi. Ne u morëm me veprën penale të shpërdorimit të detyrës si ministër. Nuk është normale që ai të jetë person nën hetim pasi ai nuk është pyetur asnjëherë. Zhvillimi i këtij procesi ka qenë politik dhe ka nisur si politik. Nuk është normale që një person të merret nën hetim befas kur s’është pyetur asnjëherë. Nuk është normale,”- tha Braka ndër të tjera. 

LAJM KRYESOR: Akuzohet për korrupsion, GJKKO lë në burg Kokën, ish-ministri: S’kam shkelur ligj

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore arrestohet lefter koka fatmir braka lefter koka arrestohet lefter koka fatmir braka lefter koka

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 11:48

Lefter Koka në gjyq: Nuk kam shkelur asnjë ligj

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka hedhur poshtë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në seancën gjyqësore që u paraqit sot, Koka është shpre...