Aktualitet

EMRAT / E kthyen lokalin në vend të shitjes së drogës, në pranga babë e bir në Fier

16 Dhjetor 2021, 12:50 Nga DOSJA
EMRAT / E kthyen lokalin në vend të shitjes së drogës,

FIER – Policia e Fierit ka vënë në pranga babë e bir, 55 dhe 27 vjeç, pasi janë kapur duke shpërndarë doza kanabisi në ambientet e lokalit që ata dispononin. Operacioni i koduar ‘Doses’ ka bërë të mundur arrestimin e Arben dhe Denis Dane, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të 55-vjeçarit, ai në bashkëpunim me të birin u kapën duke shitur lëndë narkotike në doza.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Fierit:

Finalizohet me sukses nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier operacioni policor i koduar “Doses”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Posedonin lëndë narkotike dhe e shpërndanin në doza, vihen në pranga babë e bir, Arben dhe Denis Dane. Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacione të marra në rrugë policore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca Operacionale në DVP Fier u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Doses” në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit: A. D., 55 vjeç dhe D. D., 27 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen “Liri”, Fier, në lokalin në pronësi të shtetasit A. D, këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin u kapën duke shitur lëndë narkotike në doza. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 2 kg lëndë narkotike cannabis sativa, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në 258 doza gati për shitje, një peshore elektronike që shërbente për ndarjen e lëndës narkotike në doza dhe dy aparate celularë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme procedurale për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” e kryer në bashkëpunim.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen babe e bir policia e fierit shitje droge ne lokal arrestohen babe e bir policia e fierit shitje droge ne lokal

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 11:48

Lefter Koka në gjyq: Nuk kam shkelur asnjë ligj

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka hedhur poshtë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në seancën gjyqësore që u paraqit sot, Koka është shpre...