Aktualitet

I gjejnë pistoletë dhe drogë gjatë kontrollit, arrestohet 31-vjeçari në Pogradec

16 Dhjetor 2021, 13:37 Nga DOSJA
I gjejnë pistoletë dhe drogë gjatë kontrollit, arrestohet

POGRADEC – Një 31-vjeçar është vënë në prangat e Policisë së Pogradecit, pasi gjatë kontrollit të ushtruar ndaj tij, i është gjetur një pistoletë dhe një sasi e vogël lëndësh narkotike. Po ashtu, nga blutë e qytetit liqenor është arrestuar edhe një 41-vjeçar, po nga qyteti i Pogradecit, pasi i është gjetur një sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar heroinë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Pogradecit:

Goditet një rast i prodhimit, shitjes së narkotikëve dhe armëmbajtjes pa leje. Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër. Sekuestrohet 1 pistoletë sportive dhe një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe kanabis. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” të shtetasit E. Y., 41 vjeç, banues në Pogradec dhe filluan procedimin penal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, për shtetasin M. Z., 31 vjeç, banues në Pogradec, pasi pranë kryqëzimit të fshatit Buçimas, Pogradec, shërbimet e policisë gjatë kontrollit fizik të ushtruar shtetasit E. Y., iu gjet një sasi e vogël me lëndë të dyshuar narkotike heroinë, ndërsa shtetasit M . Z., iu gjet 1 pistoletë sportive dhe 1 dozë me lëndë të dyshuar kanabis, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprime të mëtejshme.

(E.H/Dosja.al)

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet droge gjendet nje pistolete policia e pogradecit gjendet droge gjendet nje pistolete policia e pogradecit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 11:48

Lefter Koka në gjyq: Nuk kam shkelur asnjë ligj

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka hedhur poshtë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në seancën gjyqësore që u paraqit sot, Koka është shpre...