Aktualitet

VD-‘Do ta mbrojmë me gjak’ / HEC-et në Kaçinar, Gjykata i jep të drejtë banorëve

16 Dhjetor 2021, 11:43 Nga DOSJA
VD-‘Do ta mbrojmë me gjak’ / HEC-et në Kaçinar,

LEZHË – Gjykata e Lezhës ka rikthyer për shqyrtim çështjen e ndërtimit të HEC-eve që po bëhen në zonën e Kaçinarit në bashkinë Mirditë.

Banorët u shprehën mjaft të shqetësuar që kjo çështje po zgjatet dhe se hetimet duhen çuar deri në fund pasi Bashkia sipas tyre po mundohet t’u grabisë pronat dhe ujin. Banorët pas përfundimit të seancës e kanë cilësuar hetimin të njëanshëm nga ana e prokurorisë, që sipas tyre nuk po mbron interesat e banorëve. Banorët e fshatrave të Njësisë Administrative Kaçinar janë të vendosur që t’i shkojnë deri në fund kauzës së tyre ndërsa akuzuan edhe kryebashkiakun e Mirditës Ndrecë Dedën të përfshirë në mbrojtje të firmës.


Sipas gjykatës, prokuroria ka mangësi të mëdha në hetimin e çështjes ndërsa ka kërkuar thellim të hetimeve dhe procedurave ligjore që janë ndjekur për ndërtimin nga kompania të hidrocentraleve.

Banorët: Nuk mund të vidhet uji, u bëra 89 vjec e nuk pashë kaq vjedhje e mashtrim nga Bashkia jonë. Po na mundon që të na grabisë pronën tonë. Nuk do t’i lëmë të punojnë derisa të shuhen krejt. Të të vjedhë shteti është tmerr! Gjykata e Lezhës kthen cështjen për HEC-et e Kaçinarit. Është bërë hetim përciptas dhe asnjë gjë nuk është sqaruar në dokumentacion. Prona jonë është pasuri e fëmijëve tanë. Ka mangësi të mëdha në hetimin e cështjes dhe është në dëm tonë. Është fitore e parë për të nxjerrë të gjitha shkeljet, prokurori ka qenë I njëanshëm, shumë shkelje në dosjen e koncesionit. Kanë falsifikuar dokumentet, na kanë sorrollat!

Më 22 nëntor të këtij viti Çështja e ndërtimit të HEC-eve në këtë zonë mbërriti në Gjykatën e Lezhës. Pas kallëzimit penal në SPAK të banorëve të zonës, Prokuroria e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit, regjistroi procedim për veprat penale “Shpërdorim Detyre” dhe “Falsifikim Dokumentesh”, dhe çështja i kaloi për hetim Prokurorisë së Lezhës. Këtë vit u dha leje per ndertimin e 5 heceve ne Kacinar te Mirdites, nderkohe qe banoret e kundershtuan me kerkesa te shumta. Prokurori i çështjes kerkoi mbylljen e hetimeve, ndersa gjykata e rrëzoi poshtë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet banoret e kaçinarit ne proteste gjykata e lezhës hec i kacinarit banoret e kaçinarit ne proteste gjykata e lezhës hec i kacinarit

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 11:48

Lefter Koka në gjyq: Nuk kam shkelur asnjë ligj

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka hedhur poshtë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në seancën gjyqësore që u paraqit sot, Koka është shpre...