Aktualitet

GJKKO lë në burg Kokën, ish-ministri: S’kam shkelur ligj. Avokati: S’është normale

16 Dhjetor 2021, 06:37 Nga DOSJA
GJKKO lë në burg Kokën, ish-ministri: S’kam shkelur ligj.

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka është lënë në masën “arrest me burg” ditën e sotme nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO). Vendimi është marrë ditën e sotme dy ditë pas arrestimit të Kokës në Durrës, i cili akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion. Dosja.al ka përcjellë me video momentin kur ish-ministri Koka ka dalë nga ambientet e Drejtorisë së Policisë në Tiranë dhe është nisur drejt GJKKO-së. Ajo që u vu re gjithashtu është se Koka mbante edhe syze dielli. Ndryshe nga momenti i futjes së tij në qeli që e bëri me duar në xhepa, këtë herë nuk dallohej nëse blutë i kishin vendosur apo jo pranga Kokës.

Në sallën e gjyqit Koka ka hedhur poshtë akuzat, por pa dhënë shumë shpjegime.

“Nuk kam shkelur asnjë ligj,”– mësohet të ketë thënë ai në prezencë të mbrojtjes, avokatit Fatmir Braka. Pavarësisht mohimit të akuzave nga ana e ish-zyrtarit, gjyqtari Erion Bani ka vendosur të pranojë kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe ta lërë në burg të akuzuarin. 

Avokati i ish-ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Fatmir Braka e ka konsideruar politik kallëzimin e nisjen e procesit ndaj të të akuzuarit. Përpara mediave, pas vendimit të GJKKO-së, Braka tha se Koka nuk ka asnjë përgjegjësi si ish-ministër për veprat penale për të cilat akuzohet. Sipas Brakës, e gjithë seanca është zhvilluar bazuar në akuzën e shpërdorimit të detyrës si ministër. Ai shtoi se nuk është aspak normale që Koka të jetë vënë në pranga në momentin që nuk është marrë asnjëherë në pyetje për të njëjtën dosje. 

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u vu në pranga dy ditë më parë bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion. Koka u prangos në një lokal në qytetin bregdetar të Durrësit. Më pas u dërgua në shtëpinë e tij për kontroll dhe me duar në xhepa e pa pranga u filmua teksa futej në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Lefter Koka në burg, avokati Braka: S’është normale, proces politik!

VIDEO-PIKANTE/ Me syze dielli, ish-ministri Koka del nga drejtoria e futet në GJKKO

Lefter Koka në gjyq: Nuk kam shkelur asnjë ligj

VIDEO- I ‘blinduar’ nga forca policie, Lefter Koka mbërrin në GJKKO

(a.b;f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet kryesore arrestohet lefter koka fatmir braka lefter koka arrestohet lefter koka fatmir braka lefter koka

Sondazh

Poll

Aktualitet 16 Dhjetor 2021, 11:48

Lefter Koka në gjyq: Nuk kam shkelur asnjë ligj

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka ka hedhur poshtë akuzat që janë ngritur ndaj tij. Në seancën gjyqësore që u paraqit sot, Koka është shpre...