Bota

Greqia dhe Maqedonia e Veriut ndyshojnë kufijtë, Cipras: Prespa, gjysma e jona dhe gjysma e tyre

20 Shkurt 2019, 08:34 Nga DOSJA
Greqia dhe Maqedonia e Veriut ndyshojnë kufijtë, Cipras: Prespa,

GREQI- Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras, ka treguar se Marrëveshja e Prespës është e ndarë në disa faza dhe mund të quhet Marrëveshjet e Prespës.

Në një intervistë për mediat gjatë konferencës që po zhvillohet në Mynih, ai ka përmendur dhe liqenin e Prespës duke thënë se kjo është ajo që e ndan nga homologu i tij Zoran Zaev.

Gjatë një interviste në konferencën Mynihut Cipras përpiqet të shpjegojë se pse ai flet në shumës “Marrëveshjet e Prespës”, ndërsa homologu i tij maqedonas për “Marrëveshja e Prespës”, shkruajnë mediat greke.

“Nuk është një ambiguitet, sepse ne kemi dy ishuj aty, një i takon Greqisë dhe pjesa tjetër gjysma në Greqi dhe gjysma në Maqedoninë Veriore”, shtoi kryeministri helen.

Po ai duket se ka harruar që Prespa e Vogël dhe e Madhe i përkasin dhe Shqipërisë gjithashtu, shtojnë më tej mediat helene.

Marrëveshja e Prespës është një traktat historik mes dy vende, Maqedonisë Veriore dhe Greqisë, duke mbyllur kështu një kapitull të gjatë konflikti mes tyre. Zaev dhe Cipras janë propozuar për të marrë çmimin Nobel për paqe pas arritjes së kësaj marrëveshje, ku Maqedonia ndërroi emërtimin e saj dhe Greqia hoqi veton për anëtarësimin e fqinjit verior në organizmat ndërkombëtar.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni aleksis cipras marreveshja e prespes ndyshimi i kufijve zoran zaev aleksis cipras marreveshja e prespes ndyshimi i kufijve zoran zaev

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2019, 17:50

BANGLADESH- Autoritetet e Bangladeshit kanë bllokuar pothuajse 20,000 faqe interneti si pjesë e një lufte të nisur kundër pornografisë.Lajmi është bërë i ditur ...