Bota

Taksa ndaj Serbisë/ Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti: Të hiqet, pengon dialogun mes dy vendeve

19 Shkurt 2019, 18:17 Nga DOSJA
Taksa ndaj Serbisë/ Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti: Të hiqet, pengon

Kosovë-Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se Kosova duhet të heqë patjetër taksën e vendosur ndaj Serbisë. Në një intervistë pë RTK-në, Ahmeti u shpreh se vetëm me heqjen e taksës mund të vijojë dialogu mes dy vendeve.

“Çdo vonesë në bisedimet përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë mund të shkaktoj problem jo vetëm në mes këtyre dy shteteve por edhe në rajon e më gjerë. Kështu që i gjithë angazhimi duhet të shkojë në drejtim të forcimit të paqes, stabilitetit, sigurisë me çka si një tërësi e vetme të anëtarësohemi në NATO dhe Bashkimin Evropian,”– tha ai.

Taksa e vendosur nga Kosova për të gjitha mallrat që importohen nga Serbia dhe Bosnjë-Hercegovina ka hapur një debat mes politikanëve shqiptarë dhe serbë. Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka theksuar shumë herë se për aq kohë sa ai është kryeministër nuk do të hiqet kjo taksë.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni ali ahmeti kosove kosove-serbi taksa ndaj serbise ali ahmeti kosove kosove-serbi taksa ndaj serbise

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2019, 17:50

BANGLADESH- Autoritetet e Bangladeshit kanë bllokuar pothuajse 20,000 faqe interneti si pjesë e një lufte të nisur kundër pornografisë.Lajmi është bërë i ditur ...