Bota

‘Airbus Beluga XL’, nis fluturimin e parë drejt Hollandës

19 Shkurt 2019, 12:32 Nga DOSJA
‘Airbus Beluga XL’, nis fluturimin e parë drejt Hollandës

CNN – Është gati, një nga avionët më të sofistikuar të ‘Airbus Beluga XL’, ka përfunduar me sukses testimin në ‘Hawarden Airport’ në Uells, kjo para se të hyjë në pistë, ku pritet të ndodh këtë vit.  Në një kohë kur linjat ajrore të pasagjerëve me avionë si ‘Airbus A380’ dhe ‘Boeing 747’ janë duke dalë nga tregu,  ‘Beluga XL’ do të shndërrohet në një nga kafshët më të mëdha të qiellit.  Megjithatë, nuk do të mund të udhëtoni me të, pasi ky është një nga aeroplanët super-transportues, pasi është i projektuar vetëm në fluturimet brenda vendeve të prodhimit, si në: Toulouse, Hamburg dhe Tianjin.

Modifikimi A330‘Beluga XL’ është pasuesi i ‘Beluga’ ose ‘Airbus A300-600ST’, i cili është përdorur prej vitit 1995. Duke filluar me një avion A330, inxhinierët e ‘Airbus’ ulën kuvertën e fluturimit dhe vendosën peshë në trupin e tij për të krijuar kështu një aeroplan të pazakontë. Duke e sjellë në formën e tij përfundimtare me gjashtë metra gjatësi dhe një metër gjerësi më tepër se origjinali.

Nga erdhi emri ‘Beluga’?  

Dizajni i çuditshëm u zgjodh nga stafi i Airbus pas një sondazhi në të cilin 20,000 punonjësve iu dhanë gjashtë opsione dhe kërkoi të zgjedhin të preferuarin e tyre. Me 40% të votave fituesi u përzgjodh. “Ne mendonim se në Toulouse ose në Hamburg, fëmijët e njihnin ‘Beluga-n’. Ata e duan këtë aeroplan të veçantë.“”,- u shpreh për CNN Travel, Bertrand Grosse, drejtuesi i programit ‘Beluga XL’. ”

Dizajni është funksional dhe shumë i bukur. Ngarkesa e madhe e modifikuar në trup , krijon mundësinë për të mbajtur të dy krahët A350 në të njëjtën kohë, ndërsa hunda e tij ka të njëjtin funksion si tek balena, përmirëson efikasitetin aerodinamik.  Kjo është e vetmja arsye se pse këtij aeroplani iu vendos bishti horizontal, për të krijuar përshpejtim dhe stabilitet.

Beluga XL është mundësuar nga dy motorë ‘Rolls Royce Trent 700’, të cilat përdoren edhe në A330.Dashuruesit e aeroplanëve në Mbretërinë e Bashkuar u mblodhën në Uells për të parë ardhjen e ‘Beluga XL’, të enjten dhe për të shijuar fluturimin e parë të nisur për në Toulouse, Francë, ditën e shtunë.  “Ky aeroplan është portreti për kompaninë tonë. Është më tepër se një avion“, -tha Grosse për CNN Travel.

Burimi: CNN Travel

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #airbus beluga xl #fluturimi i pare i beluga xl #perfundon me sukses testimi i beluga xl #airbus beluga xl #fluturimi i pare i beluga xl #perfundon me sukses testimi i beluga xl

Sondazh

Poll