Bota

SHBA/ Bernie Sanders rikandidon në zgjedhjet presidenciale të 2020-ës

19 Shkurt 2019, 14:39 Nga DOSJA
SHBA/ Bernie Sanders rikandidon në zgjedhjet presidenciale të

Pas kandidaturës që ai bëri në  fushatën presidenciale të vitit 2016, duke ndihmuar kështu në riorganizimin e Partisë Demokratike, Sanders do të rikandidojë në zgjedhjet presidenciale 2020.

Sanders përmes një ‘e-maili’ u shpreh se është koha për të përfunduar “revolucionin politik” që kishin nisur.

Politikani i pavarur, i cili garon me demokratët, është një prej emrave më të njohur që i bashkohet turmës së larmishme të kandidatëve të Partisë Demokrate, e sondazhet e para tregojnë se ka mjaft epërsi.

Sanders, 77 vjeç, kandidon përsëri si demokrat, ai beson se mund të mbizotërojë në një fushë të mbushur plot me njerëz dhe që përfshin disa kandidatë femra. I pyetur në një intervistë për CBS të martën në mëngjes se çfarë do të ishte ndryshe në lidhje me fushatën e tij në 2020, Sanders u përgjigj: “Ne do të fitojmë.”

Burimi: The Guardian

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #bernie sanders rikandidon serish #shba 2020 #zgjedhjet presidenciale 2020 #bernie sanders rikandidon serish #shba 2020 #zgjedhjet presidenciale 2020

Sondazh

Poll