Bota

Francë/ 36 vjeçari plagos me armë zjarri 3 persona, vritet nga policia

20 Shkurt 2019, 07:57 Nga DOSJA
Francë/ 36 vjeçari plagos me armë zjarri 3 persona, vritet nga

FRANCË– Një person ka hapur zjarr në qendër të Marsejës, duke plagosur tre kalimtarë të cilët ndodheshin aty. Ende nuk dihen se cila ishin arsyet se pse autori i ngjarjes nisi të qëllojë drejt kalimtarëve.

Ndërsa, policia e Marsejës arriti të ndërhyjë me shpejtësi duke netraulizuar autorin 36 vjeçar, i cili përhapi panik tek një numër i madh njerëzish.

Sipas raportimeve të medieve franceze, agresori 36 vjeçar është një emër i panjohur për forcat e policies, ndërkohë autoritet po punojnë për të zbardhur shkaqet dhe motivet e  plota të ngjarjes.

Prokuroria e Parisit përmes një njoftimi për shtyp, bëri me dije se çështja i ka kaluar sektorit të seksionit kundërterrorizmit të prokurorisë së Parisit, në bashkëpunim me prokurorinë e Marsejës, pasi ka dyshime që sulmi të jetë terrorist.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france marseje policia france marseje policia

Sondazh

Poll

Bota 19 Shkurt 2019, 17:50

BANGLADESH- Autoritetet e Bangladeshit kanë bllokuar pothuajse 20,000 faqe interneti si pjesë e një lufte të nisur kundër pornografisë.Lajmi është bërë i ditur ...