Bota

Kroaci/ Organizatat joqeveritare kroate bojkotojnë televizionin shtetëror

19 Shkurt 2019, 15:17 Nga DOSJA
Kroaci/ Organizatat joqeveritare kroate bojkotojnë televizionin

Kjo do të vazhdojë deri më 2 mars, kur një protestë do të mbahet nga Shoqata e Gazetarëve Kroatë, që i bën thirrje transmetuesit publik të tërheqë të gjitha paditë e tij kundër gazetarëve dhe mediat.

“Ne, si organizata nuk do të marrim pjesë në programet e HRT-së, nuk do të dalim në studiot e tyre apo të mbajmë deklarata para kamerave të HRT-së, derisa të kemi një protestë të gazetarëve. Ju keni marrë median, por ne nuk po i japim gazetarisë asgjë!”- u shprehën këto OJQ në një deklaratë në Facebook.

HRT nuk ka komentuar publikisht mbi njoftimin e protestës deri tani.

Lovorka Sosiç nga Qendra për Studime të Paqes me bazë në Zagreb, tha për BIRN se paditë e paraqitura nga HRT duhet të tërhiqen. Ajo shpreson që në të ardhmen e afërt HRT do të bëhet “një media publike, jo më një media shtetërore”. Shoqata e gazetarëve kroatë ka thënë se ka më shumë se 1,000 gjyqe të vazhdueshme të gazetarëve kroat ose mediave dhe të paktën 30 akuza janë ngritur nga HRT.

Shoqata tha se i sheh paditë si sulme ndaj lirisë së mediave dhe tenton të frikësojë gazetarët dhe protesta e saj do të kërkojë “një politikë të qëndrueshme të medias dhe një kornizë ligjore që mbron pavarësinë dhe lirinë e profesionit të gazetarisë“.

Kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç ka hedhur poshtë pretendimet e shoqatës, duke theksuar se sipas mbikëqyrësit ndërkombëtar ‘Freedom House’, Kroacia është një vend i lirë me media të lirë dhe me strukturën e pronësisë së lirë të medias. “Të themi sot se nuk ka liri të medias në Kroaci, do të thotë që personi që e bën këtë kërkesë nuk po lexon gazeta, nuk dëgjon radio apo të shikojë televizor, “- tha Plenkoviç më 6 shkurt.

Në shtator të vitit të kaluar, HRT-ja shkarkoi Hrvoje Zovko, presidentin e Shoqatës së Gazetarëve Kroatë, i cili ishte gazetar dhe redaktor në transmetuesin publik, duke cituar një “seri fyerjesh, sjellje jo të mira, deklarata jashtëzakonisht të papërshtatshme dhe joprofesionale”. Zovko, i cili kishte punuar në HRT për 21 vjet, kishte folur për gjendjen e lirisë së mediave në Kroaci dhe censurën e pretenduar në HRT. HRT më vonë paditi Shoqatën e Gazetarëve Kroatë, presidentin e degës së saj në HRT, Sanja Mikleuseviç Paviç dhe Zovko lidhur me dëmtimin e “nderit dhe reputacionit” të transmetuesit për shkak të deklaratave të tyre publike. HRT kërkoi dëmshpërblim rreth 70,000 euro. Zovko mohoi çdo keqbërje dhe e hodhi poshtë ankesën si “të turpshme”.

HRT tha për BIRN se në atë kohë nuk kishte asnjë mundësi, por të kërkonte dëmshpërblim ligjor, për shkak se ata kanë deklaruar të pavërteta se brenda HRT-së ka censurë.

Burimi: Balkan Insight

(L.K/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #bojkotim kunder padive te gazetareve #hrt kroaci #organizatat joqeveritare bojkotojne televizionin #bojkotim kunder padive te gazetareve #hrt kroaci #organizatat joqeveritare bojkotojne televizionin

Sondazh

Poll