Bota

Ikonë e botës së modës , Karl Lagerfeld ndahet nga jeta

19 Shkurt 2019, 12:07 Nga DOSJA
Ikonë e botës së modës , Karl Lagerfeld ndahet nga jeta

Karl Otto Lagerfeld ishte drejtor kreativ gjerman, artist, fotograf dhe karikaturist që jetonte në Paris. Ai njihet si drejtor kreativ i shtëpisë së modës luksoze franceze ‘Chanel’, si dhe drejtor kreativ i shtëpisë italiane ‘Fendi’.

Ikona e modës, Karl Lagerfeld ka ndërruar jetë në moshën 85-vjeçare. Stilisti ikonik, ka pasur probleme me shëndetin 2 javët e fundit dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë në një spital në Paris.

Ai ka munguar në dy shfaqje të Chanel në janar të këtij viti, për shkak se ndihej i lodhur. Kjo ishte mungesa e parë e Karl në evenimentet e Chanel. Karl ka prezantuar markën Chanel, për më shumë se 3 dekada.

I njohur ndryshe si mbreti i Modës, ai gjithmonë është shfaqur me syzet e diellit në ngjyrë të zezë, flokë të bardhë që i mbante gjithmonë mbledhur dhe një këmishë të bardhë dhe dorashka të zeza.

Ishte kështu uniforma e tij, e ndjekur dhe e komentuar shpesh nga revistat prestigjoze të modës në mbarë botën. Ai u shfaq për herë të parë në vitin 1983, duke u cilësuar qysh atëherë si një mendje tepër krijuese në sfilatat më të rëndësishme të asaj kohe.

Një nga krijimet e tij të fundit ishte për ‘Haute Couture’, në sezonin verë- vjeshtë 2019, ku vetë Lagerfeld u shfaq në krahë të  supermodeles italiane, Vittoria Ceretti. Një shfaqje që i la të gjithë të pranishmit të mahnitur.

L.K/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota #bota e modes ne zi #ndahet nga jeta karl lagerfeld #stiluesi i famshem i vip-ave #bota e modes ne zi #ndahet nga jeta karl lagerfeld #stiluesi i famshem i vip-ave

Sondazh

Poll

Bota 18 Shkurt 2019, 14:34

Aleanca SHBA- Europë zyrtarisht e përçarë

Një javë më parë u zhvillua konferenca e 55 e sigurisë në Mynih. Që nga krijimi i saj dhe deri më sot ajo ka qënë një nga ngjarjet më të rëndësishme jo vetëm pë...