Bota

19 Shkurt 2019, 17:50 Nga DOSJA

BANGLADESH- Autoritetet e Bangladeshit kanë bllokuar pothuajse 20,000 faqe interneti si pjesë e një lufte të nisur kundër pornografisë.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Telekomunikacionit, Mustafa Jabbar i cili u shpreh se dëshironte që të krijonte një rrjet të sigurt për vendin e tij.

Dua të krijoj një internet të sigurt për të gjithë qytetarët e Bangladeshit, duke përfshirë fëmijët. Dhe kjo është lufta ime kundër pornografisë. Do të jetë një luftë e vazhdueshme. Shumica e faqeve të bllokuara janë të huaja, por ka edhe disa faqe lokale. Po monitorojmë gjithashtu edhe profilet e Facebook, kanalet e YouTube dhe faqet e internetit. Disa prej tyre i mbyllëm për shkak se kishin përmbajtje të turpshme,”-tha Jabbar.

Goditja ndaj faqeve pornografike u fillua pasi Gjykata e Lartë e Bangladeshit në nëntor i kërkoi qeverisë që t’i bllokonte këto “website” për 6 muaj. Gjykata e mori vendimin e saj pas një peticioni të shoqërisë civile.

Bangladeshi – një vend me 165 milionë banorësh – ka më shumë se 90 milionë përdorues të internetit, ku ndër më të kërkuarit janë yjet e pornografisë.

Emdadul Hoque, sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës së Ofruesve të Shërbimeve të Internetit, tha se ata e mbështesin nismën por shumë përdorues ende mund të kenë sërish akes në rrjetet pornografike duke përdorur mënyra të tjera.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota bangladesh emdadul hoque faqet pornografike mustafa jabbar bangladesh emdadul hoque faqet pornografike mustafa jabbar

Sondazh

Poll