Aktualitet

VD-Grabitet Posta Shqiptare në Babrru, ‘maskat’ marrin 2mln lekë e ikin me biçikletë

15 Dhjetor 2021, 08:57 Nga DOSJA
VD-Grabitet Posta Shqiptare në Babrru, ‘maskat’ marrin 2mln

TIRANË– Dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë grabitur filialin e “Postës Shqiptare” në Babrru. Mësohet se dy grabitësit kanë arritur të shpërthejnë derën të futen në zyrat e “Postës Shqiptare” dhe të marrin dy milionë lekë të vjetra. Në momentin që janë futur brenda postës, ata kanë kërkuar nga punonjësit që tu jepnin paratë që kishin në arka. 

“Shpejt lekët,”- mësohet të kenë thënë ata.

Pasi kanë marrë 200 mijë lekë të reja janë larguar me biçikleta në drejtim të Alliasit. Dëshmitarë të ngjarjes në fjalë kanë treguar se ata ishin të moshave 18-20 vjeç. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes bashkë me grupin hetimor pas njoftimit nga punonjësit e postës dhe kanë nisur hetimet. Janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë ku dallohet qartë grabitja nga dy personat. Por, gjithsesi, maskimi me kapuçët e xhupave e bën të vështirë identifikimin e tyre.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 15.12.2021, rreth orës 09:15, në Babrru, dy persona ende të paidentifikuar, të maskuar me kapuçët e xhupave që kishin veshur, kanë hyrë në filialin e Postës Shqiptare, ku kanë marrë një shumë parash rreth 200.000 lekë dhe janë larguar me biçikleta. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Shërbimet e Policisë po krehin zonën, për të bërë të mundur kapjen e tyre.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Grabitja e Postës Shqiptare, PAMJET nga vendi i ngjarjes, policia rrethon zonën

FOTOT/ Momenti kur grabitësit e Postës Shqiptare largohen me biçikletë

“Shpejt lekët!” Armë s’kishin, por kërcënuan, si u grabit Posta Shqiptare në Babrru

Ikën drejt Alliasit! Dëshmitarët tregojnë ç’panë nga grabitja e Postës Shqiptare

(f.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet posta shqiptare ne babrru posta shqiptare grabitet posta shqiptare ne babrru posta shqiptare

Sondazh

Poll