Aktualitet

Me pranga në duar në Gjykatë, Hoxha ankimon vendimin për shkarkimin nga detyra

15 Dhjetor 2021, 10:02 Nga DOSJA
Me pranga në duar në Gjykatë, Hoxha ankimon vendimin për

TIRANË – Ish-gjyqtarja Enkelejda Hoxha është paraqitur në Komisionin e Posaçëm të Apelimit mengjesin e sotëm, ku ka ankimuar vendimin e shkarkimit e saj nga detyra, vendim ky i dhënë nga Këshilli i Lartë Gjyqesor që i hoqi asaj pak kohë më parë statusin e magjistrates.

Në foton e siguruar nga ‘Dosja.al’, ish-gjyqtarja Hoxha shihet e veshur me një xhaketë ngjyrë gri, e ulur me pranga në duar, teksa përbri saj qendron një punonjëse e policisë.

Hoxha ndodhet në burg që prej 11 shkurtit, bashkë me 9 persona të tjerë, në kuadër të një operacioni të mirëorganizuar nga SPAK, pasi ishte vënë në përgjim prej muajsh. Pikërisht më 11 shkurt, Hoxha, me skemën e përgatitur me ndihmën e bashkëpunëtorëve të saj, do të lironte të dënuarin për vrasje, Saimir Petani.

Gjyqtarja Enkelejda Hoxha akuzohet se ka marrë shuma nga 6 mijë deri në 12 mijë euro në këmbim të lirimit të të dënuarve për vrasje. Në skemë u zbulua edhe mjeku kardiolog Edvin Prifti pasi nga përgjimet rezultoi se kishte marrë ryshfet për të operuar në QSUT nënën e sekretares së gjykatës, Manuela Mallkuçi, por ai u la i lire në seancën e Apelit më 2 mars.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet gjyqtarja enkelejda hoxha komisioni i posacem i apelimit gjyqtarja enkelejda hoxha komisioni i posacem i apelimit

Sondazh

Poll