Aktualitet

Politikanë, miq dhe artistë i japin lamtumirën e fundit poetit Arben Duka

15 Dhjetor 2021, 11:17 Nga DOSJA
Politikanë, miq dhe artistë i japin lamtumirën e fundit poetit

TIRANË – Janë zhvilluar paraditen e sotme homazhet në nderim të poetit të njohur Arben Duka, i cili u nda nga jeta ditën e djeshme në moshën 64-vjeçare pasi vuante nga një sëmundje e rëndë, betejën me të cilën nuk e fitoi dot duke lënë pas dhimbje të madhe, për familjarët dhe ata që e njohën.

Homazhet e fundit për Arben Dukën janë zhvilluar në Prefekturën e Tiranës, ndërsa të shumtë kanë qenë miqtë, kolegët dhe politikanët që i kanë bërë nderimet e fundit autorit të mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara deri në pesë herë.

Atje kanë shkuar kryebashkiaku Veliaj, ish-kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi, aktori Luftar Paja, shoqata e Veteranëve, ish-Presidenti Alfred Moisu e të tjerë.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arben duka homazhe arben duka homazhe

Sondazh

Poll