Aktualitet

VD-Vrasja e Rolit, lihen në burg 3 të arrestuarit, krimin e pranon 22-vjeçari

15 Dhjetor 2021, 09:39 Nga DOSJA
VD-Vrasja e Rolit, lihen në burg 3 të arrestuarit, krimin e pranon

KURBIN– Llej Lika, 22 vjeç, babai i tij Skënder Lika dhe Klaudio Gjexhaj (Beleshi) janë lënë në masën “Arrest me burg” nga Gjykata e Kurbinit. Dosja.al ka siguruar momentin kur të të akuzuarit kanë mbërritur në Gjykatën e Kurbinit nën masa të rrepta sigurie.

Të tre u njohën sot me masën e sigurisë pasi akuzohen për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, ngjarje e ndodhur mëngjesin e nëntë dhjetorit në Sanxhak të Kurbinit. Llej Lika i ka qëndruar të njëjtës dëshmi që dha pas arrestimit se është ai personi që e ka vrarë Rolin ndërsa i ati e miku i tij nuk kanë lidhje me ngjarjen. Skënder Lika dhe Klaudio Gjexhaj (Beleshi) kanë heshtur para trupës gjykuese. 

Biznesmeni Rakip (Pilot) Roli, 55 vjeç u vra sapo doli nga shtëpia e tij me mjetin e llojit ‘Audi Q7’. 7 plumba kapën në trup Rolin dhe bënë që ai të ndërronte jetë. Të tre personat e akuzuar për ngjarjen në fjalë u vunë në pranga një ditë pas ngjarjes në një shtëpi në Fushë Milot ku dhe po fshiheshin. Autorësinë e krimit e ka marrë përsipër Llej Lika.

(F.m/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet atentat rakip rolit klaudio beleshi llej lika rakip roli skender lika atentat rakip rolit klaudio beleshi llej lika rakip roli skender lika

Sondazh

Poll