Aktualitet

‘Bashkëqeverisja’/Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e Metës, DISKUTIMET

15 Dhjetor 2021, 09:15 Nga DOSJA
‘Bashkëqeverisja’/Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin e

TIRANË-Komisionin Parlamentar për Çështjet Ligjore ka rrëzuar ditën e sotme Dekretin e Presidentit Ilir Meta “Për kthimin e ligjit Për Bashkëqeverisjen”. Me tre vota pro dhe 11 kundër, Dekreti i Metës do t’i shkojë Kuvendit për tu votuar.

Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u shpreh se projektligji për Bashkëqeverisjes nuk ka asnjë përplasje dhe nuk shkel autonominë, siç pretenton presidenti i vendit, Ilir Meta. Bushka tha se nuk ka kundërshti e as mbivendosje me parashikimet e kodit dhe për rrjedhojë nuk cënohen as parimet e dispozitat kushtetuese të përmendura nga Presidenti Meta.

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, u shpreh se arsyet e kthimit të ligjit për bashkëqeverisjen nga presidenti janë të pabaza, duke shtuar se në ligj nuk ka as kundërshti, as mbivendosje, nuk cënohen parimet dhe dispozitat kushtetuese.

Deputetët e opozitës e kundërshtuan sërish “Bashkëqeverisjen”, duke e cilësuar atë si akti-kushtetues.

Presidenti Meta nuk e dekretoi me miratim këtë ligj pasi sipas tij cënon dispozita konkrete të Kushtetutës dhe parimet kushtetuese të shtetit të së drejtës, parimin e autonomisë vendore, parimin e sigurisë juridike, hierarkinë e akteve, si dhe centralizon edhe më shumë kontrollin dhe pushtetin tek një institucion në varësi direkte nga Kryeministri.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE: 

Meta ktheu ligjin ‘Për bashkëqeverisjen’! Komisioni i Ligjeve rrëzon dekretin

Projektligji për Bashkëqeverisjes, Bushka: Nuk shkel autonominë, nuk ka përplasje

VD-‘Thatë ketchup’/Sula futet në ‘grackë’ nga kolegët: Nuk di mirë anglisht, dakord

Ligji ‘Për bashkëqeverisjen’/ Spiropali: Arsyet e Metës të pabaza dhe të paprovuara

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike komisioni i ligjeve 15 dhjetor 2021 komisioni i ligjeve 15 dhjetor 2021

Sondazh

Poll