Aktualitet

Arrestohet shoku i Dukës që u vra në market, sherri: I paguaj dhe të tuat (DËSHMIA)

15 Dhjetor 2021, 09:22 Nga DOSJA
Arrestohet shoku i Dukës që u vra në market, sherri: I paguaj dhe

TIRANË– Orgest Drazhi, 36 vjeç, shoku i Jurgen Dukës, 29-vjeçarit që mbeti i vrarë dy netë më parë në marketin 24 orësh është vënë në pranga. Sipas Policisë së Tiranës, mësohet se Drazhi akuzohet për moskallëzim krimi. Orgest Drazhi ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin që ndodhi vrasja e Dukës siç u pa dhe nga videoja e publikuar një ditë më parë nga Dosja.al, por nuk ka kallëzuar krimin. Autori i ngjarjes, efekivi i policisë Arbër Sula, me detyrë agjent krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës është ende në arrati.

Një ditë pas ngjarjes së rëndë, është zbardhur edhe biseda mes të rinjve që bëri që agjenti i krimeve Arbër Sula të nxirrte armën e të qëllonte 29-vjeçarin Duka. Pikërisht ky i fundit teksa ziheshin për rradhën në kasën e marketit ka thënë: Nuk më plas mua, unë paguaj edhe pijet e tua!  

Këto fjalë kanë acaruar Sulën i cili më pas ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar në drejtimin të të riut. Ky konflikt është konfirmuar edhe sot nga 36-vjeçari Drazhi. Shoku i viktimës, Orgest Drazhi ka treguar para grupit hetimor se agjenti Sula ka dashur të bëjë i pari pagesën për produktet që kishte blerë në market, mirëpo Duka e ka parakualuar duke vendosur sendet e tij në banak. Në këtë momente, sipas dëshmisë së Drazhit, situata është agravuar mes tyre.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Drazhit: Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit O. D., 36 vjeç, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, duke qenë prezent në konfliktin e çastit ku humbi jetën shtetasi J. D., nuk ka kallëzuar krimin. Ndërkohë nga shërbimet e Policisë, vijon puna intensive për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë të autorit të krimit, shtetasit A. S.

Si ndodhi vrasja e Jurgen Dukës?

Jurgen Duka, 29 vjeç, banues në Kamzë dhe me precedentë penalë ka mbetur i vrarë me armë zjarri nga efektivi i policisë Arbër Sula, banues në Sauk dhe agjent krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, vetëm 20 minuta pas mesnatës së 14 dhjetorit. Ngjarja e rëndë ndodhI në një market pranë ‘Vasil Shantos’. Duka ishte në market me një grup shokësh për të blerë disa pije alkoolike, por paralelisht me ta, ishte edhe efektivi i policisë së Dibrës, Arbër Sula së bashku me miqtë e tij. Sherri ka nisur në momentin kur pesë të rinjtë kanë mbërritur në kasë dhe do të bënin pagesën. Në pamjet e kamerave të sigurisë së marketit të siguruara nga Dosja.al  shihet se viktima ka nisur të konfliktohet me Sulën, për faktin se kush do të paguante i pari. Mes tyre ndërhyn dhe shoku i 29-vjeçarit, por situata përshkallëzohet. Pesë të rinjtë nisin të përplasen fizikisht dhe pavarësisht ndërhyrjes së shitësit shkrepet arma dhe plumbi përfundon në zemrën e Dukës. Jurgen Duka rrëzohet në tokë, ndërsa të gjithë dalin nga marketi. Brenda dyqanit shihet vetëm 29-vjeçari i shtrirë dhe shitësi. Me lajmërimin e ambulancës, Duka u dërgua në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën mjekësore, por nuk ia doli dot që tu mbijetonte plagëve të marra.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Vrasja në market/Dëshmia e shokut të Dukës:Ai e parakaloi, Sula i tha ‘s’më shikon?’

“S’më plas, paguaj pijet e tua!” VD-MOMENTI që ‘acaroi’ efektivin Sula e vrau Dukën

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet jurgen duka orgest drazhi vritet jurgen duka jurgen duka orgest drazhi vritet jurgen duka

Sondazh

Poll