Aktualitet

‘Punonjësit’ e fondacionit rrjepin të moshuarin në Elbasan, 1 në pranga, 2 në kërkim

15 Dhjetor 2021, 11:37 Nga DOSJA
‘Punonjësit’ e fondacionit rrjepin të moshuarin në

ELBASAN – Një 21-vjeçar, me inicialet E.C, është vënë në pranga nga Policia e Elbasanit, pasi në bashkëpunim me dy të tjerë, të cilët janë shpallur në kërkim, kanë mashtruar një të moshuar duke i marrë një shumë parash. Të rinjtë i janë prezantuar shtetasit R.B, 65-vjeç, si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, dhe në këtë mënyrë i kanë marrë një shumë parash. Në kërkim janë shpallur edhe shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Përmet dhe R. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë.

Njoftimi i policisë Elbasan:

‘Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Elbasan arrestuan në flagrancë për veprën penale “Mashtrimi në kredi”, shtetasin E. C., 21 vjeç, banues në Elbasan dhe shpallën në kërkim shtetasit E. P., 23 vjeç, banues në Përmet dhe R. K., 22 vjeç, banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, duke u prezantuar si punonjës të një fondacioni që krijon lehtësira për të marrë kredi, kanë mashtruar shtetasin R. B., 65 vjeç, banues në Elbasan, duke i kërkuar një shumë parash.’- njofton policia.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet mashtrim me kredi policia elbasan mashtrim me kredi policia elbasan

Sondazh

Poll