Aktualitet

Dosja ndaj Llallës!Pritet t’i dërgohet sot Interpolit, vendoset ‘fati’ i ekstradimit

15 Dhjetor 2021, 11:26 Nga DOSJA
Dosja ndaj Llallës!Pritet t’i dërgohet sot Interpolit, vendoset

TIRANË- Dosja ndaj ish-prokurorit Adriatik Llalla pritet ti dërgohet ditën e sotme Interpolit. Ministria e Drejtësisë është drejt përfundimit të përkthimit të gjithë dosjes ndaj ish kryeprokurorit dhe më pas dosja do i dërgohet Ministrisë së Jashtme, e cila do vijojë procedurën e saj që ti kalojë Interpolit.

Mësohet se dosja do ti dërgohet brenda ditës së sotme autoriteteve italiane të cilët më pas do vendosin nëse do ekstradojnë apo jo Adriatik Llallën. Prokuroria e Posaçme i bëri kërkesë Ministrisë së Drejtësisë për nisjen e procedurave për ekstradimin e ish-Prokurorit tq Përgjithshëm.

Ish-kryeprokurori Adriatik Llala është vënë në pranga në Romë të Italisë dy muaj pasi u shpall në kërkim ndërkombëtar. Llalla prendohej se qëndronte në qelinë e vendit fqinj, në pritje të procedurave që do të bëjnë të mundur ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, ndërkohë ka kërkuar edhe azil. Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla u dënua me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Posaçme e Apelit me 2vite burg për akuzën e fshehjes së pasurisë në 3 raste. Por me pretendimin se vuante nga një sëmundje e rëndë Llalla nuk mori pjesë në seancën e shpalljes së vendimit, por në fakt kishte braktisur Shqipërinë.

(a.b)/dosa.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet adriatik llalla adriatik llalla

Sondazh

Poll