Aktualitet

Koka njihet nesër me masën e sigurisë, e mbron avokati i Nanos, Braka: Do flasë vetë

15 Dhjetor 2021, 09:47 Nga DOSJA
Koka njihet nesër me masën e sigurisë, e mbron avokati i Nanos,

TIRANË– Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili u vu në pranga një ditë më parë do të njihet nesër me masën e sigurisë që do të vendosë Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ndaj tij. Mësohet se vetë Koka nuk do të paraqitet në seancën gjyqësore, për arsye që ende nuk dihen, por në sallë do të paraqitet vetëm avokati i tij. Ish-ministri i Mjedisit ka zgjedhur të mbrohet nga avokati Fatmir Braka, i cili njihet edhe si avokati i ish-Kryeministrit Fatos Nano.

Braka ka refuzuar tu përgjigjet pyetjeve të gazetarëve pas daljes nga takimi që ka pasur me Kokën në Drejtorinë e Policisë në Tiranë duke ia lënë gjithçka në dorë vetë të akuzuarit. Sipas gazetares Klodiana Lala, Braka është shprehur se Koka, gjithçka që do të ketë për të dëshmuar, do ta thotë në Gjykatë.

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka u vu në pranga ditën e djeshme bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe me duar në xhepa e pa pranga u filmua teksa futej në Drejtorinë e Policisë në Tiranë. 

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

Flet avokati i Lefter Kokës: Gjithçka që ai di, do ta thotë në gjykatë

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet lefter koka fatmir braka fatos nano lefter koka arrestohet lefter koka fatmir braka fatos nano lefter koka

Sondazh

Poll