Aktualitet

Dallgët shkatërrojnë shëtitoren e Durrësit, inxhinieri: Situatë e përsëritur!

15 Dhjetor 2021, 11:10 Nga DOSJA
Dallgët shkatërrojnë shëtitoren e Durrësit, inxhinieri:

DURRËS – Moti i keq ka shkaktuar dëme të mëdha në qytetin e Durrësit, ku më e prekura duket të jetë shëtitorja ‘Taulantia’, e cila si pasojë e dallgëve të mëdha në det, është dëmtuar si nga ana vizuale ashtu edhe nga ajo konstruktive. Sipërfaqja e betonizuar vetëm pak kohë më parë duket të jetë jo funksionale pavarësisht investimeve të kryera në jo më pak se 3 vitet e fundit.

Inxhinieri Ardian Muka tha për Fax News se Durrësi po përballet me këto probleme në të gjithë vijën bregdetare, pasi investimet me miliona euro bëhen me materiale jo cilësore dhe abuzohet me projektet nga nisja deri te ekzekutimi. Muka theksoi ndër të tjera se kjo situatë e ka pikën e nisjes në Bashki ku lejohen investime nga Privati dhe çdo njeri sipas tij ka të drejtën të hedhë në det materiale inerte dhe për më tepër nuk është kryer një studim urbanistik.

“Ajo që shohim është përsëritje e vazhdueshme çdo dimër, Durrësi përballet me këto rezultate në gjithë vijën bregdetare. Vetëm në shëtitore janë bërë investime jo të duhura,, me material të papërshtatshëm. Kjo ka sjellë të gjitha shkatërrimet nga ana konstruktive. 3 vite ka investimi këtu dhe është disaster. Sa herë kemi pak dallgë, zona këtu shpartallohet e gjitha. Nuk ka asnjë lloj mirëmbajtje, nga bërja e projektit dhe në ekzekutim ka korrupsion. Kemi pasur një investim rreth 2 milione e ca euro, i cili pas dy vitesh u shkatërrua. Privatët i kanë hedhur lekët në det! Kjo është një neglizhencë nga ana e Bashkisë. Më mirë të ndërtonin dallgëpritës për të shmangur rrymat të depërtojnë. Të paktën për këtë zonë duhet ndërhyrje me dallgë thyes, në distancë 150 metra për të mos pasur problematika në shëtitore. Ka shumë pak gjelbërim, është kthyer në hapësirë gjigande betoni. Dikush e mbush me beton, dikush me gurë, dhe shëtitorja është prapë dicka e gabuar. Kjo panoramë është krijuar nga mbivendosja e kompetencave, bashkia udhëhiqet nga të majtët dhe investimet me të shumta janë kryer në këtë përiudhë. Të gjitha investimet kanë problematika, njëherë vendosin palma e i heqin, riasfaltojnë apo sisteme pompash që nuk janë efektive. Nuk ka akoma studim urbanistik, kjo sepse qeveria nuk jep leje, i mbivendoset kompetencave. Janë problematika teknike edhe per ujerat e zeza, sado janë investuar miliona euro, të fundit ato të Bankës Botërore për sistem me vacuum. U krijuan për gjysmën e qytetit ndërsa pjesa tjetër është e pambuluar. Ujërat e zeza dhe të bardha të shiut përfundojnë në një terminal.”, u shpreh inxhinieri Ardian Muka.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne durres moti i keq ne shqiperi shetitorja taulantia moti i keq ne durres moti i keq ne shqiperi shetitorja taulantia

Sondazh

Poll