Aktualitet

Ndërtimi i Unazës, Bashkia e Tropojës prish 30 biznese, pronarët: Aksion selektiv

15 Dhjetor 2021, 11:04 Nga DOSJA
Ndërtimi i Unazës, Bashkia e Tropojës prish 30 biznese,

TROPOJË – Rreth 30 biznese biznesi në qytetin e Tropojës janë shembur nga Bashkia e qytetit për ti dhënë jetë ndërtimit të Unazës së re të qytetit dhe rehabilitimit të rrugës për në zonën turistike të Valbonës.

Në një lidhje telefonike për Fax News, një nga pronarët e bizneseve tha se ky operacion ka qenë selektiv pasi disa biznese janë lejuar të zhvillojnë aktivitetin e tyre. Ai shton se pronarët e bizneseve kanë bërë denoncim në prokurori dhe se kërkojnë dëmshpërblim të dëmit me vlerën e tregut.

“Sot na kanë ndërprerë energjinë! Ka një vit që na informojnë por nuk na paraqisnin dokumente se nuk i kishin. Materiali që na kanë dhënë është i përgjysmuar. Janë 30 objekte që preken në këtë segment dhe ka fillu dhe ndarja, ka objekte që janë lejuar të vijojnë aktivitetin. Kemi dorëzuar në prokurori dokumentet e plota, para dy javësh erdhi vendimi me VKM.”, shprehet ndër të tjera njëri nga biznesmenët e prekur nga prishjet e Bashkisë së Tropojës.

Pse po bëhet ky aksion që sipas jush është selektiv?

Është një projekt klientelist, për të lejuar përsonat që kanë biznese të mëdha. Kërkojmë dëmshpërblim me vlerën e tregut sepse sot ka nisur prishja.

Çfarë veprimi do të ndërmerrni ju në vijim?

Dje bëmë një denoncim në Prokurori.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia tropoje bizneset ne tropoje tropoje bashkia tropoje bizneset ne tropoje tropoje

Sondazh

Poll