Aktualitet

Vrasja në market/Dëshmia e shokut të Dukës:Ai e parakaloi, Sula i tha ‘s’më shikon?’

15 Dhjetor 2021, 10:43 Nga DOSJA
Vrasja në market/Dëshmia e shokut të Dukës:Ai e parakaloi,

TIRANË– Orgest Drazhi, shoku i Jurgen Dukës, 29-vjeçarit që mbeti i vrarë dy netë më parë në marketin 24 orësh, ka dhënë dëshminë e tij përballë grupit hetimor. Drazhi ka treguar se oficeri Sula ka dashur të bëjë i pari pagesën për produktet që kishte blerë në market, mirëpo Duka e ka parakualuar duke vendosur sendet e tij në banak. Në këtë momente, sipas dëshmisë së Drazhit, situata është agravuar mes tyre.

Sula ka dashur të bëjë pagesën për disa pije që kishte blerë. Sula ka insistuar të bëjë pagesën i pari, më pas situata u agravua. Duka e parakaloi dhe i vuri sendet e tij në banak Duka i tha Sulës nëse je i pari në radhë do bësh pagesën. Sula iu kthye Dukës, s’më shikon çfarë pagese thua?’– ka thënë Drazhi.

Orgest Drazhi ka qenë në vendin e ngjarjes në momentin që ndodhi vrasja e Dukës siç u pa dhe nga videoja e publikuar një ditë më parë nga Dosja.al, por nuk kallëzuar krimin. Autori i ngjarjes, efekivi i policisë Arbër Sula, me detyrë agjent krimesh në Drejtorinë Vendore të Policisë së Dibrës është ende në arrati.

LAJMI KRYESOR: Arrestohet shoku i Dukës që u vra në market, s’kallëzoi krimin, autori në arrati

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet orgest drazhi vritet jurgen duka orgest drazhi vritet jurgen duka

Sondazh

Poll