Sport

Icardi, foto me Wanda Narën: Gjesti i Dybala-s bën tifozët e Juves të ëndërrojnë

14 Dhjetor 2021, 21:43 Nga DOSJA

TORINO-Tifozët e Juventusit e ndiejnë mungesën e një qendërsulmuesi dhe thashethemet në merkato për Icardin shtohen dita-ditës: ëndrrat e një reparti tërësisht argjentinas mund ta bëjnë “Zonjën e Vjetër” të kërcejë sërish tango.

Në këtë kontekst, duhet shumë pak për të gjetur të dhëna edhe aty ku ato mund të mos ekzistojnë. Thënë kështu, sigurisht që nuk ka kaluar pa u vënë re postimi i fundit i sulmuesit të PSG-së, si dhe lëvizja e shpejtë e Paulo Dybala-s.

 

 

 

A post shared by ???ℝ? ?ℂ?ℝ?? (@mauroicardi)

Postimi i Icardit dhe gjesti i Dybala

“Pak ditë më parë në Milano”. Ky është mbishkrimi i zgjedhur nga Mauro Icardi për të prezantuar para ndjekësve në Instagram dy foto që e portretizojnë atë me Wanda Narën, partneren e dashur me të cilën sulmuesi i PSG-së po rizbulon një pasion të ri (ose asnjëherë të fjetur). Pak minuta pas publikimit të postimit, Paulo Dybala vlerësoi fotot me një “like” që ndezi menjëherë ëndrrat e tifozëve të Juventusit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport dybala icardi juventus dybala icardi juventus

Sondazh

Poll