Sport

Frikë nga Rusia, Klitschko gati të marrë “armën” dhe apel Gjermanisë: Na ndihmoni!

14 Dhjetor 2021, 18:17 Nga DOSJA

UKRAINË-Vitali Klitschko, ish-kampion në boks dhe kryebashkiak i Kievit në vitin 2014 këmbëngul: “Dikur jam betuar të mbroj vendin dhe tani jam gati të luftoj për atdheun tim”. Ukrainasi i ka kërkuar ndihmë Gjermanisë në mosmarrëveshjen e vazhdueshme Rusi-Ukrainë, duke vënë në dukje se situata është shumë serioze dhe do të përkeqësohet vetëm nëse Rusia nuk detyrohet të tërhiqet.

Klitschko ka folur për gazetën gjermane Bild duke u shprehur se e gjithë Ukraina po ërgatitet që presidenti Putin të dërgojë trupa ruse në vend, siç bënë në vitin 2014. Në qytetin e tij, ai theksoi përpjekjet për të rritur numrin e rezervave ushtarake, si dhe për të rritur mbrojtjen civile.Por ai shtoi se nuk mund të pritet që Ukraina të veprojë e vetme.

Klitschko nënvizoi: “Çfarë duhet të kuptojë Gjermania: Situata është shumë, shumë serioze! Nuk mund të ndodhë që Gjermania të mos miratojë vendimin e NATO-s për dërgimin e armëve në Ukrainë! Qeveria e re Federale duhet të kuptojë se ndihmat janë të rëndësishme për vendin tonë.”

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 paralajmëruan Rusinë gjatë fundjavës se do të kishte pasoja nëse ajo pushton Ukrainën.Në një deklaratë, ata thanë: “Çdo përdorim i forcës për të ndryshuar kufijtë është rreptësisht i ndaluar sipas ligjit ndërkombëtar.”

NBC News raporton se skaji lindor i Ukrainës përmban skena “që të kujtojnë Luftën e Parë Botërore”.Tanket ruse, së bashku me dhjetëra mijëra trupa, kanë marrë rrugën drejt kufirit me Ukrainën.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport putin rusia ukraina vitali klitschko putin rusia ukraina vitali klitschko

Sondazh

Poll