Sport

Arsenali i heq shiritin, Aubameyang nuk do të jetë më kapiten i “Topçinjve”

14 Dhjetor 2021, 18:13 Nga DOSJA

ANGLI – Pierre-Emerick Aubameyang nuk do të mbajë më shiritin e kapitenit të “Topçinjve”. Kështu ka vendosur klubi i Arsenalit, i cili zyrtarisht i hoqi gradat kapitenit, sulmuesit gabonez për arsye disiplinore.

I përjashtuar nga trajneri Arteta nga ndeshja e fundit me Southampton (“I kemi vendosur vetes rregulla në dhomat e zhveshjes dhe të gjithë duhet t’i respektojnë”, shpjegimi i tij pa hyrë në detaje), klubi ka bërë të ditur se Aubameyang nuk do të luajë edhe nesër në derbin ndaj West Hamit, madje dhe nuk do të jetë më kapiten i skuadrës.

“Ne presim që të gjithë lojtarët tanë, veçanërisht kapiteni ynë, të punojnë sipas rregullave dhe standardeve që kemi vendosur dhe rënë dakord”,- është shprehur klubi i Arsenalit.

Gjithashtu marsin e kaluar Aubameyang u përjashtua nga skuadra për ndeshjen kundër Tottenhamit për shkeljen e “protokollit para ndeshjes”. Këtë herë, sulmuesi ganez ka udhëtuar drejt Francës javën e kaluar me pëlqimin e klubit, por ai është kthyer një ditë me vonesë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport “topçinjtë” e arsenalit arsenali i mikel artetas klubi i arsenalit më shiritin e kapitenit të “topçinjve” pierre emerick aubameyang trajneri arteta nga ndeshja e fundit me southampton “topçinjtë” e arsenalit arsenali i mikel artetas klubi i arsenalit më shiritin e kapitenit të “topçinjve” pierre emerick aubameyang trajneri arteta nga ndeshja e fundit me southampton

Sondazh

Poll