Sport

“Unë bëj magji në fushë”! Ibra lë modestinë edhe përballë Papës, batuta dhe dhurata

14 Dhjetor 2021, 19:02 Nga DOSJA
“Unë bëj magji në fushë”! Ibra lë

ITALI-Zlatan Ibrahimovic takohet me Papa Françeskun. Sulmuesi i Milanit u prit nga Papa në Vatikan, ku të dy patën një bisedë të shkurtër dhe shkëmbyen dhuratat e Krishtlindjeve. Ibra i ka dhuruar Shenjtërisë së tij librin e tij “Adrenalina” dhe në këmbim ka marrë një kopje të librit “Lo sport secondo Papa Francesco”.

Sulmuesi i ka dhuruar edhe një fanellë të tij kuqezi: “Iu pëlqen Milan? Unë me këtë bëj disa magji në fushë”, i ka thënë Papës, sulmuesi suedez.Më pas, Ibrahimovic ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga ky takim, duke shkruar “paqe dhe dashuri”.

 

Peace and Love @Pontifex_ln pic.twitter.com/Pm6R3jRM1D

— Zlatan Ibrahimović (@Ibra_official) December 14, 2021

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ibrahimovic milan ibrahimovic milan

Sondazh

Poll