Sport

Cristiano Ronaldo publikon një foto: ku një ‘detaj’ i Georginas duket qartë…

14 Dhjetor 2021, 17:55 Nga DOSJA

ANGLI – Cristiano Ronaldo nuk ndalet kurrë. Kampioni portugez në pritje të daljes në fushë të shtunën me Manchester Unitedin, vazhdon të stërvitet në palestër pa u ndalur. Si dëshmi e angazhimit të tij, ai ka publikuar edhe disa postime sociale të punës së tij të palodhur, gjithsesi i hutuar nga prania e ëmbël e Georgina Rodriguez.

Çifti, që është në pritje të binjakëve, janë ndarë prej disa ditësh: modelja bukuroshe spanjolle ka fluturuar në Lapland me të gjithë fëmijët e saj në krah, ndërsa CR7 ka mbetur në Angli. Por tani ata janë sërish bashkë dhe nuk humbin momente për t’i treguar njëri-tjetrit gjithë dashurinë e tyre. Edhe në rrjetet sociale, sulmuesi i “Djajve të Kuq” ka dashur të deklarohet te partnerja e tij, duke zbuluar një detaj të paprecedentë.

Fotografia e fundit e publikuar nga CR7 në rrjetet sociale, e cila e tregon duke dërguar një puthje të butë, është realizuar nga Georgina, e cila shfaqet në pasqyrën e palestrës së shtëpisë, duke treguar për herë të parë një bark të vogël shtatzanie.

Në nëntor, çifti i bëri të ditur të gjithë botës se po prisnin binjakë: fotografia e njoftimit social, madje hyri në top 10-shen e më të pëlqyerave në Instagram, për të gjithë vitin 2021.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë cristiano ronaldo shenon golin e 700 e publikuar nga cr7 në rrjetet sociale karrierën e cristiano ronaldos me manchester unitedin prania e ëmbël e georgina rodriguez cristiano ronaldo nuk ndalet kurrë cristiano ronaldo shenon golin e 700 e publikuar nga cr7 në rrjetet sociale karrierën e cristiano ronaldos me manchester unitedin prania e ëmbël e georgina rodriguez

Sondazh

Poll