Sport

Merkato në sulm, Barcelona kërkon të kurojë problemin gol me një 34-vjeçar

14 Dhjetor 2021, 17:35 Nga DOSJA
Merkato në sulm, Barcelona kërkon të kurojë problemin gol me

SPANJË-Problemet shëndetësore të Sergio Agueros, nuk i lënë zgjidhje tjetër Barcelonës. Duhet një goleador dhe sipas asaj që shkruan “Sport”, ky është prioriteti kryeson në merkaton e janarit, ndonëse aktualisht klubi katalanas nuk është një nga superfuqitë e kontinentit nga pikëpamja ekonomike.

Megjithatë për gazetën katalanase ka një objektiv që është emri i Cavanit, ish-sulmuesit të Palermos dhe Napolit, i cili pavarësisht moshës 34-vjeçare, vazhdon të ketë interes nga shumë skuadra.

Corinthias ndjek sulmuesin

Ka edhe një pistë që të çon në Brazil, te Corinthians, ndërsa në të kaluarën është folur edhe për Boca Juniors. Sulmuesi uruguaian, këtë vit, po luan me pikatore te Djajtë e Kuq, sidomos pas rikthimit të Cristiano Ronaldos.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport barcelona cavani barcelona cavani

Sondazh

Poll