Sport

Nëna e Verstappen: “Hamilton më i fortë, Max u ndihmua nga ëngjëjt dhe…”

14 Dhjetor 2021, 17:29 Nga DOSJA

HOLANDE – Nga zhgënjimi për një play-off qartësisht të humbur, deri te gëzimi më i egër, pas një ‘ataku kardiak’ në xhiron e fundit. Kampionati botëror për 2021 përfundoi me triumfin e Max Verstappen, holandezin e parë në histori, që u kurorëzua kampion bote në F1.

Menjëherë pas finales drithëruese të GP të Abu Dhabit, kampioni i ri mendoi për një person të veçantë: nënën e tij Sophie Kumpen. Në një intervistë për gazetën belge ‘Het Laatste Nieuws’, ajo ka treguar, se Max i bëri asaj një surprise, duke e kontaktuar me telefon, madje edhe duke e ngacmuar.

Sophie ka një të kaluar dhe e njeh mirë dinamikën e garave. Kjo nuk e pengoi atë që finalen në Abu Dhabi ta përjetonte me tension të madh. Gëzimi i saj është i papërmbajtshëm: “Tani është realizuar: djali im është kampion bote në F1. Unë bërtita dhe qava. Max ishte një luan sepse, duhet pranuar, Hamilton ishte më i forti në garë. Engjëjt na ndihmuan”. Menjëherë pas Grand Prix, ja telefonata e Maksit: “Isha e kënaqur që e dëgjova edhe pse ishte pak i mërzitur. Gjëja e pare, që më pyeti? Sa herë kam shkuar në tualet gjatë garës…”.

Zonja Verstappen ka lindur në Belgjikë dhe ka ende shumë miq atje. Disa prej tyre i bënë shoqëri para ekranit, së bashku me familjet e tyre, në GP-në më intensive të viteve të fundit. Pikërisht kjo afërsi mes Belgjikës dhe Holandës, ishte befasuese: “Është e mahnitshme ajo që e shkaktoi këtë sukses. Filluam të ndiqnim garën së bashku me pothuajse të gjithë lagjen. Njerëzit vinin nga të gjitha anët. Belgët dhe holandezët së bashku, të gjithë për Maksin. Ishte diçka vërtet unike”. Një fitore edhe më e veçantë.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport hamilton ishte më i forti ish kampioni i formula 1 lewis hamilton dhe mercedes maks verstapen të red bull max verstappen në historinë e kampionateve në formula 1 pas grand prix që finalen në abu dhabi hamilton ishte më i forti ish kampioni i formula 1 lewis hamilton dhe mercedes maks verstapen të red bull max verstappen në historinë e kampionateve në formula 1 pas grand prix që finalen në abu dhabi

Sondazh

Poll