Sport

“Mos protesto sepse nuk ke status si Bonucci”, Mourinho sulmon arbitrimin me stil

14 Dhjetor 2021, 17:20 Nga DOSJA
“Mos protesto sepse nuk ke status si Bonucci”, Mourinho sulmon

ITALI-Roma fitoi ndaj Spezias por nuk munguan polemikat e zakonshme të Mourinhos kundër arbitrimit. Special One nuk mund të mos ironizonte Juventusin dhe Bonuccin. Kartonat e shumtë e kanë bërë teknikun portugez të ankohej për sjelljen që gjyqtarët kanë me të dhe lojtarët.

“Çfarë i thashë Afena-Gyan? Asgjë të veçantë. Nuk e kam parë nga afër të verdhën që mori Kumbulla dhe Vina, ndoshta ka arsye. Por nuk ka dyshim se ajo që është e verdhë për ne nuk është e verdhë për të tjerët. Nuk po flas konkretisht për ditën e sotme sepse arbitri bëri mirë në ndeshje.Ne dukemi si një grup vrasësish, sepse sasia e kartonave që kemi marrë deri tani është e jashtëzakonshme.”

Më pas është “thumbimi” ndaj mbrojtësit të Juventusit: “I thashë Cristantes që të jetë i qetë me arbitrin sepse ai nuk është Bonucci ose nuk është një lojtar që ka një status që mund të përballetn me arbitrin”.

Fjalë që kanë kaluar pak në radar duke pasur parasysh kohën, por që sigurisht do të diskutohen në ditët në vijim. Leonardo Bonucci është një pikë referimi që Mourinho e ka përdorur edhe në të kaluarën, por marrëdhënia mes tij dhe mbrojtësit të Juventusit nuk ka qenë gjithmonë e përzemërt.

Në kohën kur ai ishte trajner i Manchester United, me rastin e ndeshjes në Torino mes Djajve të Kuq dhe Zonjes se Vjetër, të dy patën një sherr mjaft të ashpër në mes të fushës, pasi Mou iu përgjigj koreve të tifozëve të Juventusit duke e çuar dorën në vesh dhe duke imituar shenjën e Tripletes se fituar te Interi.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bonucci mourinho roma bonucci mourinho roma

Sondazh

Poll