Sport

Marotta e bëri fakt të kryer firmën, befason lojtari: Inter? Barça opsioni im

14 Dhjetor 2021, 17:48 Nga DOSJA
Marotta e bëri fakt të kryer firmën, befason lojtari: Inter?

ITALI-André Onana rikthehet për të folur për të ardhmen e tij dhe i dërgon një mesazh Interit: “Barcelona opsioni im i parë? Sigurisht që po”, ishin fjalët e portierit kamerunas për gazetën Sport -. “Është shtëpia ime dhe është vendi ku jam rritur. Unë jam në kontakte të vazhdueshme me Barçën. Kam një marrëdhënie të veçantë me atë klub. Marrëveshje me Interin? Marrëveshje me Interin? Flitet për shumë gjëra të tjera, flasin edhe për Arsenalin…Por për momentin nuk ka asgjë”.

Onana, që sapo është rikthyer në fushë pas një skualifikimi të gjatë për doping, ka kohë që ka deklaruar se nuk do të rinovojë kontratën me Ajaxin dhe që në verën e vitit 2022 do të luajë diku tjetër.

“Kur hap një derë, një ditë do ta mbyllësh. Ka ardhur momenti që të hap një tjetër. Kemi shkruar historinë këtu. Tani ka ardhur fundi dhe është koha për një aventurë të re. Ka disa skuadra të interesuara, por akoma nuk kemi zgjedhur një.

Nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë, sepse në futboll nuk ka siguri. Presim që të shohim projektin që do na pëlqejë më shumë. Barcelona vazhdon të jetë një nga klubet më të mëdha në botë”, ka përfunduar portieri i Ajaxit.

E.Ç (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport andre onana barcelona inter andre onana barcelona inter

Sondazh

Poll