Sport

Felipe Melo, ende nuk i ka mbushur 40 vjeçët: firmos kontratën e re me Fluminense…

14 Dhjetor 2021, 16:19 Nga DOSJA
Felipe Melo, ende nuk i ka mbushur 40 vjeçët: firmos kontratën

BRAZIL Karriera e Felipe Melo nuk ndalet ende pse ai tani është në moshën 38-vjeçare. Pasi pa se i skadon kontrata me Palmeiras, me të cilin fitoi Kupën e Libertadores vetëm pak ditë më parë, ai vendosi të vazhdojë karrierën e tij sportive deri në moshën 40-vjeçare me Fluminensen, i cili zyrtarisht është bërë klubi tij i ri.

Mesfushori brazilian ka zyrtarizuar transferimin e tij këto orë. Filloi si profesionist te Flamengo, me karrierën e që vazhdoi në Spanjë, Turqi dhe sigurisht në Itali, me fanellat e Fiorentinës, Juventusit dhe Interit. Pas aventurës në Serie A, ai kaloi te Galatasaray deri në rikthimin e tij në Brazil, te Palmeiras, me të cilin fitoi dy Libertadoret e fundit, një kampionat dhe një kupë braziliane.

Tani, erdhi nënshkrimi me Fluminense dhe e njëjta dëshirë për të fituar: “Shpresoj të vazhdoj të ngre trofe, sepse ndjej përgjegjësinë që të mund të nderoj prindërit e mi, të cilët janë të besimit trengjyrësh,– shpjegohet për kanalet zyrtare të klubi, Felipe Melo. – Unë dua të fitoj tituj këtu, ashtu siç kam premtuar. Unë vij këtu, për të luftuar për kampionatin brazilian, kupën e Brazilit dhe Libertadores, sepse Fluminense është një “big”, dhe çdo “big”, e ka si objektiv minimal për të luftuar për këta tituj”.

Kontrata e re për mesfushorin brazilianin, përfundon më dhjetor 2023, ose kur ai do të ketë mbushur tashmë 40 vjeçët…

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport ai tani është në moshën 38-vjeçare bie bursa e juventusit deri në moshën 40-vjeçare me fluminensen eleminimi i juventus i skadon kontrata me palmeiras inter mund getafe juventusit dhe interit kanalet zyrtare të klubi karriera e felipe melo me fanellat e fiorentinës si profesionist te flamengo vazhdoi në spanjë ai tani është në moshën 38-vjeçare bie bursa e juventusit deri në moshën 40-vjeçare me fluminensen eleminimi i juventus i skadon kontrata me palmeiras inter mund getafe juventusit dhe interit kanalet zyrtare të klubi karriera e felipe melo me fanellat e fiorentinës si profesionist te flamengo vazhdoi në spanjë

Sondazh

Poll