Sport

Laçi ndal edhe Tiranën, fiton me penallti “in extremis”…

14 Dhjetor 2021, 16:03 Nga DOSJA
Laçi ndal edhe Tiranën, fiton me penallti “in

LAÇ – Një penallti e akorduar me ndihmën e VAR-it, në minutën e 90-të të ndeshjes dhe një ekzekutim i saktë i Regi Lushkjes, bëri që Laçi të fitojë 1-0 edhe ndaj kryesuesve të Tiranës dhe të rikthehet plotësisht në garën për titullin kampion.

Me tri fitore radhazi, kurbinasit e shohin veten në kuotën e 21 pikëve dhe në vendin e katërt me vetëm 6 pikë larg kreut, teksa pikërisht sukseset ndaj Kukësit e Tiranës, konfirmojnë edhe një herë se skuadra e Josës mund të garojë për titullin.

Nga ana tjetër, Tirana bën shumë pak për të marrë fitoren në Laç dhe krijon shumë pak mundësi, duke humbur kështu rastin për t’u shkëputur në krye të renditjes dhe duke regjistruar humbjen e dytë sezonale. Kjo ishte ndeshja e fundit e javës së 13-të Abissnet Superiores.

B.T (Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

sport sport bëri që laçi të fitojë blindohet tirana boshatiset tirana dhuna ndaj albitrit kamza laci emrin e kf tirana bëri që laçi të fitojë blindohet tirana boshatiset tirana dhuna ndaj albitrit kamza laci emrin e kf tirana

Sondazh

Poll