Aktualitet

Sërish përplasje? Ambasadorët te Basha, Ristani: Edhe sot do shkojmë në seli!

14 Dhjetor 2021, 10:44 Nga DOSJA
Sërish përplasje? Ambasadorët te Basha, Ristani: Edhe sot do

TIRANË– Arben Ristani, anëtar i Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike ka paralajmëruar të tjera zhvillime në Partisë Demokratike. në një prononcim për AbcNews, Ristani është shprehur se edhe sot, Komisioni për Rithemelimin e Partisë Demokratike do të shkojë në selinë blu.

Ky paralajmërim i Ristanit vjen vetëm pak minuta pasi kryedemokrati Lulzim Basha priti në zyrë gjashtë ambasadorë të akredituar në vendin tonë. Megjithatë, ai nuk dha detaje mbi këtë vizitë në PD dhe nuk dihet nëse bashkë me ta do të jetë edh eish-kryeministri Sali Berisha.

“Ishte një vajtje normale e trupës diplomatike. Në mbledhjen tonë u shkarkua Basha. Dhe sot do shkojmë në seli, edhe nesër. Por presim të përgatitet mbledhja. Edhe në vijim do shkojmë. Vajtja jonë atje do jetë e përhershme. Në PD ka gjithmonë militantë, nuk ishin të thirrur dje. Ishte pakicë njerëz të rastësishëm,”- tha Ristani.

LAJM KRYESOR: Rikthimi i Berishës në selinë blu, ambasadorët ‘zbarkojnë’ në zyrën e Bashës

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike ambasadoret ne pd arben ristani perplasje ne partine demokratike ambasadoret ne pd arben ristani perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll