Aktualitet

FOTOT- I presin Bardhi e Tabaku, momenti i mbërritjes së ambasadorëve në selinë blu

14 Dhjetor 2021, 09:33 Nga DOSJA
FOTOT- I presin Bardhi e Tabaku, momenti i mbërritjes së

TIRANË– Fotot që po shikoni tregojnë mbërritjen e ambasadorëve në zyrat qendrore të Partisë Demokratike. Dy persona që kanë dalë t’i presin janë nënkryetarja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi. Ndërsa vetë kryedemokrati Lulzim Basha nuk duket asgjëkundi.

Me siguri ai ndodhet në katin e dytë në pritje të ambasadorëve. Ambasadorët që kanë mbërritur janë ajo e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim, i Bashkimit Evropian, Luigi Soreca, i Gjermanisë, Peter Zingraf, i Britanisë së Madhe, Alastair King-Smith dhe ajo franceze Elisabeth Barsacq. Këto takime vijnë pas zhvillimeve të ditës së djeshme në Partinë Demokratike. 

LAJM KRYESOR: Rikthimi i Berishës në selinë blu, ambasadorët ‘zbarkojnë’ në zyrën e Bashës

(F.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore kryesore ambasadoret ne pd perplasje ne partine demokratike ambasadoret ne pd perplasje ne partine demokratike

Sondazh

Poll