Aktualitet

Plagosen me thikë dy vëllezër në Fier, arrestohet autori (EMRI)

14 Dhjetor 2021, 08:44 Nga DOSJA
Plagosen me thikë dy vëllezër në Fier, arrestohet autori

FIER– Klaudio Tringa është arrestuar në qytetin e Fierit pasi ka plagosur me armë zjarri dy vëllezër. Policia informon se në fshatin Çermë, 27-vjeçari ka plagosur me thikë dy vëllezërit me inicialet D.S dhe E.S, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën mjekësore. Autori akuzohet për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

NJOFTIMI I POLICISË:

Plagosi me thikë 2 shtetas, kapet dhe arrestohet nga Policia 27-vjeçari. Pas marrjes së njoftimit se në fshatin Fermë Çlirim një shtetas ka plagosur me thikë 2 vëllezër, menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë të cilët bënë identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin K. T., 27 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, pasi në fshatin Fermë Çlirim, Fier, për motive të dobëta ka goditur me mjet prerës( thikë) shtetasit D. S., 32 vjeç dhe E. S., 38 vjeç, banues në Fermë Çlirim, Fier, të cilët morën mjekim në Spitalin Rajonal Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet fier klaudio tringa policia fier fier klaudio tringa policia fier

Sondazh

Poll