Aktualitet

Ministrat e Ramës në garë për…luks! Çuçi shkon në Dubai, ndjek nga afër F1

13 Dhjetor 2021, 19:32 Nga DOSJA
Ministrat e Ramës në garë për…luks!

TIRANË- Mesa duket ministrat e kabintetit të kryeministrit Edi Rama kanë një garë të hapur mes tyre, e jo për të marrë vëmendjen e shefit. Por me njëri-tjetrin se kush shpenzon më shumë para nga buxheti i shtetit dhe taksa paguesit shqiptarë. Pas historive të ish-ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj, që kishte një fiksim me hotelet e luksit dhe darkës tek Nusreti në Dubati, tani radhën për t’u zhytur në luks e ka ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi. Ky i fundit duket se është një tifoz i flaktë i garave të shpjetësisë, “Formula Uno”!

Ai ka ndarë në rrjetet e tij sociale fotot nga takimi me sheikun Saif bin Zayed Al Nahyan, Ministër i Brendshëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilin pretendon se ka zhvilluar një takim pune. Por pas tij dallon qartë se ndodhen në vendin ku u zhvillua gara e fundit e F1, Abu Dhabi Grand Prix. Ndërkohë që çmimet për garën e fundit, aq më tepër për faktin se lufta për titullin ishte e hapur deri në xhiron e fundit, bënë që biletat të kapnin majat, me të paktën 800 dollarë secila. Megjithatë kjo nuk ke ka penguar ministrin Çuçi të ploësojë ëndrrat e tij, duke kryer një rrugë e dy punë. Duke e shitur qejfin si një aktivitet zyrtar! Por nëse e gjitha ka qenë e planifikuar më para dhe me ftesë të sheikut, pse nuk është bërë me dije në postimin e ministrit? Kur është planifikuar kjo vizitë? Mund të jetë edhe rastësi e ftesë nga vetë homologu, por është pak e çuditshme që të gjithë ndodhen në vendin më luksoz, duke shijuar pasionet e tyre…

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike bledi çuçi edi rama etilda gjonaj formula uno saif bin zayed al nahyan bledi çuçi edi rama etilda gjonaj formula uno saif bin zayed al nahyan

Sondazh

Poll