Aktualitet

Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy automjete, katër persona të plagosur

14 Dhjetor 2021, 10:30 Nga DOSJA
Aksident i rëndë në Shijak, përplasen dy automjete,

DURRËS – Një aksident i rëndë ka ndodhur në Shijak paraditen e sotme, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin e për pasojë mbetën të plagosur katër persona që udhëtonin në to. Ndërkohë, grupi hetimor shkoi në vendngjarje ku ka nisur hetimet për aksidentin, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin e Durrësit për marrjen e ndihmës mjekësore, ku mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Rreth orës 10:55, në Shijak, automjeti me drejtues shtetasin R. L., 19 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. O., 31 vjeç. Drejtuesit e mjeteve, bashkë me dy pasagjerët, ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne shijak spitali i durresit aksident ne shijak spitali i durresit

Sondazh

Poll