Aktualitet

Motorçikleta përplas të moshuarin te ‘Brryli’ në Tiranë, ndërron jetë në vend

14 Dhjetor 2021, 09:56 Nga DOSJA
Motorçikleta përplas të moshuarin te ‘Brryli’

TIRANË – Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në kryeqytet, ku një motor ka përplasur për vdekje një të moshuar, këmbësor.

Sipas informacionit të policisë ngjarja ka ndodhur rreth orës 10.25 te zona e Brrylit, në afërsi të spitalit të Iranianit, ku motori me drejtues B.SH. ka aksidentuar 88-vjeçarin T.B., i cili si pasojë e përplasjes së fortë ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, drejtuesi i motomjetit është shoqëruar në polici për marrjen në pyetje, ndërsa grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti.

Njoftimi i policisë për aksidentin:

Tiranë/Informacion paraprak. Me datë 14.12.2021, rreth orës 10:25, tek Brryli, pranë Iranianit, motomjeti me drejtues shtetasin B. Sh., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin T. B., 88 vjeç. Si pasojë e aksidentit, shtetasi T. B., ka humbur jetën në vendngjarje. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll