Aktualitet

Dy ditë nga vërshimet e Vjosës ende asnjë grup vlerësimi, banorët: Duam dëmshpërblim

14 Dhjetor 2021, 10:38 Nga DOSJA
Dy ditë nga vërshimet e Vjosës ende asnjë grup

FIER/VLORË – Kur kanë kaluar dy ditë nga përmbytjet e mëdha që shkaktoi lumi Vjosë në shumë zona të Qarkut Fier dhe Vlorë, ende asnjë komision vlerësimi nuk ka shkuar në terren te banorët e prekur për të parë nga afër dëmet e shkaktuara.

Banorët e Fermës e Fitores në Novoselë thonë për Fax News se u janë dëmtuar dhjetra hektarë të mbjella. Puna e gjithë vitit për këta banorë u mor nga lumi. Dhjetra hektarë me grurë, elb, jonxhë e zarzavate të stinës. Ndërsa në pemtari dëmet janë kryesisht në vreshta, pemë qershie e agrume.

Banorë të Fermës shprehen se tokat janë mbuluar nga balta, ndërkohë që asnjë nuk është interesuar për dëmet e tyre. Ata thonë se edhe në përmbytjet e mëparshme nuk janë dëmshpërblyer. Ndërkohë që, kërkojnë ushqim për bagëtitë dhe vlerësim të dëmeve.

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shqiperi vjosa moti i keq ne shqiperi permbytjet ne shqiperi vjosa

Sondazh

Poll