Aktualitet

Udhëtime drejt SHBA-së? Ambasada: Tregoni çertifikatën e vaksinimit dhe testin Covid

14 Dhjetor 2021, 10:39 Nga DOSJA
Udhëtime drejt SHBA-së? Ambasada: Tregoni çertifikatën e

TIRANË– Ambasada amerikane në Tiranë ka ndarë një njoftim të rëndësishëm për të gjithë qytetarët që duan të udhëtojnë drejt SHBA-së. Me anë të një njoftimi në ‘Facebook’, ambasada bën të ditur se qytetarët duhet të jenë të pajisur me një çertifikatë vaksinimi dhe të kryejnë një test Covid-19, jo më larg se një ditë përpara fluturimit.

POSTIMI I AMBASADËS AMERIKANE:

Po planifikoni të udhëtoni nga Shqipëria për një vizitë në Shtetet e Bashkuara? Shtetasit jo amerikanë të cilët vizitojnë Shtetet e Bashkuara, duhet të ndjekin rregullat aktuale të Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, të tregoni certifikatën e vaksinës kur udhëtoni dhe të kryeni një test COVID-i jo më larg se një ditë përpara fluturimit tuaj. Sigurohuni që të merrni informacionin më të fundit përpara se të bëni plane.

 

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet ambasada amerikane shba udhetim drejt shba ambasada amerikane shba udhetim drejt shba

Sondazh

Poll