Aktualitet

Situata në PD/Basha: Ora më e errët, ajo përpara agimit! Do bashkohemi me 18 dhjetor

14 Dhjetor 2021, 08:17 Nga DOSJA
Situata në PD/Basha: Ora më e errët, ajo përpara agimit! Do

TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka ndarë një mesazh për situatën akuale brenda selisë blu. Basha shkruan se ora më e errët është ajo pak përpara agimit, situatë që për Bashën ka qënë njësoj dhe 31 vite më parë. Ndër të tjera kreu aktual i PD-së, shkruan se ditë më të mira janë përpara duke bërë thirrje për demokratët që të bashkojen në 18 dhjetor.

MESAZHI I BASHËS:

Ora më e errët është ajo pak përpara agimit. Kështu ishte 31 vite më parë, kur Partia Demokratike e Shqipërisë u themelua për të ndarë të ardhmen nga e shkuara, për të sjellë lirinë, për të rrëzuar kultin e individit dhe për ta ribashkuar Shqipërinë me Perëndimin. Kështu është sot. Prandaj ditët më të mira i kemi përpara. Demokratët do të bashkohen më #18Dhjetor për të zgjedhur sërisht të ardhmen, e me qytetari do ofrojnë modelin e ndryshimit që shqiptarët kërkojnë, për t’i dhënë fund tranzicionit.

Po çfarë ndodhi dje në PD?

Ditën e djeshme, ish-kryeministri Sali Berisha hyri në selinë blu bashkë me anëtarët e Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike. Të gjithë kanë mbajtur një mbledhje, ndërkohë ish-kreu i FRPD, Belind Këlliçi ka bërë padi në Polici duke pretenduar se i kanë vjedhur zyrën. Basha nga ana tjetër, ndodhej në seli po ashtu kur Berisha dhe mbështetësit e hynë. Pas largimit të tij doli në një deklaratë për mediat, duke e cilësuar si fantazmë. Madje i ka fatuar edhe vrasjen e 4 protestuesëve në 21 janar. Kryedemokrati gjithashtu paralajmëroi edhe “non grata” për Edi Ramën dhe Ilir Metën.

(a.b)/dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll