Aktualitet

Akull dhe ngrica në rrugët e Bulqizës, era e fortë pengon qarkullimin e automjeteve

14 Dhjetor 2021, 08:33 Nga DOSJA
Akull dhe ngrica në rrugët e Bulqizës, era e fortë pengon

DIBËR – Me hapjen e motit janë shënuar edhe problemet e para në Qarkun e Dibrës, pasi shumë prej rrugëve të Bulqizës kanë ngrirë, si pasojë e temperaturave të ulëta. Rënia e ndjeshme e temperaturave ka bërë që në rrugë të ketë prezencë të madhe të akulllit. Era e fortë në Qafën e Buallit po pengon qarkullimin normal të automjeteve pasi herë pas here bllokon rrugën me borë.

Situatë e rënduar është edhe në fshatrat e Zerqanit, Ostrenit, Gjoricës, Trebishtit e Martaneshit. Edhe në këto zona ka prezencë të madhe të akullit në rrugë si dhe mungesë të energjisë elektrike.

Edhe fshatrat e Dibrës janë paralizuar nga ngricat, të cilat janë shfaqur që prej pasdites së të hënës. Selishta, Lura e Reçi, janë pothuajse pa komunikim me qytetin e Peshkopisë si pasojë e borës dhe ngricave.

Edhe situata me furnizimin me energji elektrike vijon të mbetet problem pasi me gjithë punën e bërë nga grupet e OSHEE, ende nuk është rikthyer rryma për qindra banorë të zonave rurale.

LAJMI KRYESOR: Moti i ftohtë / Ngrica në rrugët e Bulqizës, orteku bllokon rrugën në Qafë-Thore

(E.H/Dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize moti i keq ne shqiperi ngrica bulqize moti i keq ne shqiperi ngrica

Sondazh

Poll