Politike

Xhemal Qefalia sulmon Metën: Krraba e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur, do shkërrmoqesh

22 Qershor 2019, 08:16 Nga DOSJA
Xhemal Qefalia sulmon Metën: Krraba e di shumë mirë se

Tiranë-Xhemal Qefalia ka sulmuar së fundmi presidentin Ilir Meta pasi ky i fundit anuloi dekretin për zgjedhjet e 30-qershorit.  Ai është shprehur se presidenti ka dashur të pengojë punën e shtetit por ai ka theksuar se për Metën, Krraba e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur.

“Likja vajti te zyra te presidenti dhe kthente ligjet dhe dekretet që nuk i miratonte. Donte ta pyesnim.  Krraba e di shumë mirë se çfarë ka ndodhur. Po nuk je në rrugën që po ndjek PS do të të shkërmoqësh. Kjo gjë po ndodh edhe me Lulin që di të lyejë flokët me llak dhe kur ishte ministër i brendshëm qeshte kur vriteshin njerëz.”, u shpreh Qefalia.

Theksojmë se pjesë e 10 përgjimeve të fundit të “Blid” ishte edhe ish-deputeti Xhemal Qefalia, për të cilat u shpreh më parë se janë logje Kavaje.  Deputeti ishte duke biseduar me drejtorin e Policisë së Dibrës në lidhje me zgjedhjet.

Në këto përgjime dëgjohen zërat e disa funksionarëve të lartë të PS, që flasin me njëri-tjetrin pas votimeve dhe shprehen të kënaqur për rezultatin e votimeve. Po ashtu në këto përgjime ka marrë pjesë dhe drejtori i Policisë së Dibrës që flet me ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.

J.V/Dosja.al

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ilir meta xhemal qefalia zgjedhjet e 30 qershorit ilir meta xhemal qefalia zgjedhjet e 30 qershorit

Sondazh

Poll