Politike

“Ja patë fytyrën e frikësuar?”, deputetja e PS-së solidarizohet me vajzën e Bashës: Ishte e dhimbshme

21 Qershor 2019, 20:28 Nga DOSJA
“Ja patë fytyrën e frikësuar?”, deputetja e

TIRANË– Deputetja e Partisë Socialiste është solidarizuar me vajzën e vogël të kreut të PD-së, Lulzim Bashës, Viktorian.

Në një status në rrjetet sociale, Vasilika Hysi shkruan se vajza e vogël e Bashës e kishte fytyrën e frikësuar teksa ecte mes protestuesve.

Hysi shkruan më tej se nuk duhen përdorur fëmijët në protesta.

Jo përdorimit të fëmijëve në protestë! Fytyra e frikësuar e vajzës së vogël të z. Basha,ndërsa ecte mes protestuesve, ishte e dhimbshme!

Protestat paqësore janë të shëndetshme në një shoqëri demokratike, por fëmijët nuk mund të përdoren për të ftuar demokratët në protestë. #JoPërdorimitPolitikTëFëmijëve,”– shkruan Vasilika Hysi në statusin e saj.

Ditën e sotme opozita ka mbajtur një protestë paqësore në Tiranë përpara kryeministrisë. Kryeopozitari Lulzim Basha u shoqërua nga gruaja e tij Aurela dhe dy vajzat Dafina dhe Viktoria.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha me vajzat protesta e opozitës 21 qershor viktoria basha lulzim basha me vajzat protesta e opozitës 21 qershor viktoria basha

Sondazh

Poll