Politike

Zbulohet PLANI i Bashës, paralizohet jeta në Shqipëri, protesta të përditshme deri më 30 qershor

21 Qershor 2019, 20:32 Nga DOSJA
Zbulohet PLANI i Bashës, paralizohet jeta në Shqipëri, protesta

TIRANË- Partia Demokratike do të vijojë me protesta deri në datën 30 qershor. Sipas informacioneve mësohet se opozitarët çdo ditë do të protestojnë.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ky vendim është marrë në mbedhjen e Bashës me grupin e ish-deputetëve që zhvilluan në seli pas protestës.

Kujtojmë se opozita e bashkuar ka mbajtur protestën e saj të 9-të kombëtare para Kryeministrisë.

E gjithë protesta ka vijuar e qetë duke mos u shënuar asnjë incident. Basha nga foltorja para qytetarëve ka përsëritur dhe njëherë se nuk do të ketë pazare politike me Edi Ramën.

Në këtë protestë ka pasur disa simbolika të reja, si shtatorja prej letre e Edi Ramës, por dhe shtrati ku kryeministri ishte shtrirë së bashku me disa emra të lakuar si banditë.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lulzim basha protesta cdo dite protesta e opozites 21 qershor 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor lulzim basha protesta cdo dite protesta e opozites 21 qershor 2019 zgjedhjet lokale 30 qershor

Sondazh

Poll