Politike

FNSH zbarkon në Shkodër, blindohet gjykata, protestë për lirimin e Spahisë

22 Qershor 2019, 07:21 Nga DOSJA
FNSH zbarkon në Shkodër, blindohet gjykata, protestë për

Shkodër- Në Gjykatën e Shkodrës teksa pritet të jepet masa e sigurisë për ish-deputetin Bardh Spahinë, militantë të PD-së janë duke protestuar para këtij institucioni dhe kërkojnë lirimin e ish-deputetit. FNSH, policia ndodhen aty të cilët nuk janë të paktë në numër dhe kanë rreshtuar para  hyrjes së këtij institucioni. Ajo që vihet re tjetër është se një pjesë e policisë janë të pajisur me maska kundra gaz. E pranishme në protestë është edhe kryetarja e Bashkisë Voltana Ademi. “Qeveri e krimit”, është një nga thirrjet e protestuesve.

Policia e kishte shpallur ish-deputetin në kërkim si organizator të protestës së 18 qershorit në Shkodër, ku iu vu flaka edhe një shkolle. Ai u arrestua më 19 qershor në Tiranë se sot është transportuar drejt Shkodrës.

Mbi ish-deputetin rëndojë 6 vepra penale të cilat janë  “Kundërshtim i punonjësve të rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës”, Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Rendit”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, “Prishja e qetësisë publike” dhe “Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore”.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ndalohet bardh spahia protestë para gjykatës shkodër seanca për bardh spahinë ndalohet bardh spahia protestë para gjykatës shkodër seanca për bardh spahinë

Sondazh

Poll